VIDEO/Babai fal në gjykatë
vrasësin e të birit: S’të fajësoj

VIDEO/Babai fal në gjykatë<br />vrasësin e të birit: S’të fajësoj<br>
Një ngjarje aspak e zakontë që ka habitur edhe vetë gjykatësit ka ndodhur në një gjykatë në qytetin Fayette të SHBA-së. Babai i një djali, i cili ishte vrarë në vitin 2015, ka krijuar një skenë tejet emocionale ku tha se e fal vrasësin për veprimet e tij.

Salahuddin Jitmoud, një reper, shkrimtar e producent u godit për vdekje me thikë nga Trey Relford teksa shpërndante pica. Relford ishte në gjykatë për tu njohur me dënimin e tij, kur babai i viktimës bëri deklaratën e tij mjaft shokuese. 

Nuk të fajësoj ty por djallin që të shtyu ta bësh këtë veprim. Unë jam prind dhe e di që dhe prindërit e tu vuajnë për ty, për djalin e tyre. Suksesi i tij do ishte suksesi i tyre, por ndërkaq ata vuajnë për ty, për vrasjen që bëre.”, ka thënë në gjykatë babai i viktimës.

I mbytur në lot Relford tha: Nuk ka asgjë që unë mund të them me të vërtetë. Më vjen keq për atë që ndodhi atë ditë. Nuk mund të bëj asgjë për ta kthyer atë tek ju

Babai i Jitmoud edhe e përqafoi vrasësin e të birit.

Relford u akuzua për vrasje, grabitje dhe manipulime me provat dhe u dënua me 31 vjet burg.

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online