VIDEO/Balili dhe Gjin Gjoni fusin
në sherr komisionin e Jashtëm

VIDEO/Balili dhe Gjin Gjoni fusin<br />në sherr komisionin e Jashtëm
Klement Balili kthehet në shqetësim dhe për politikën e Jashtme. Të paktën për depuetët që merren në Kuvend me këtë fushë.

Mosarrestimi i ish-Drejtorit të Transportit në Sarandë ka mbajtur gjatë lart tonet në komsionin parlamentar të Politikës së Jashtme mes PD e PS. 

"Ambasadori tha kush e mbron këtë njeri, pse nuk arrestohet, si ka mundësi që t’i shpërtojë qindra forcave policore dhe a është e besueshme Shqipëria që nuk mund të ndalojnë një njeri që është kaq shumë i kërkuar dhe që ka zhvilluar një jetë normale madje duke qenë drejtor i Transportit në Sarandë. Ne e kemi denoncuar këtë fakt 2 vite më parë"  u shpreh Bumçi. 

"Nuk e kuptoj pse i kërkohet qeverisë për ta arrestuar Balilin, në  jë kohë kur Kushtetuta dhe ligjet e gjithë kësaj botë ku ne duam të integrohemi e kanë të përcaktuar se kush arreston në një vend demokratik. Qeveria sigurisht përgjigjet për politika por qeveria nuk mund të arrestoj. Nuk e di kush nga qeveritë më parë kanë arrestuar" ka deklaruar Arben Isaraj, zv. ministri i Drejtësisë. 

Edhe emërimi i Gjin Gjonit në Kolegjin Zgjedhor nuk mbeti jashtë debatit, mbi ligjshëmrinë e reformës në drejtësi.

Bumçi: Prokurorë të korruptuar të cilët kanë menduar se duke i shërbyer kryeministrin duke liruar Frrokun, Rroshin, Komisioni i Venecias....
Arta Dade: Keni pasur kryeministrin tuaj që është bërë nami këtu. Drejtësia duhet të zbardh 21- janarin, Gërdecin. Mos fol për këto tre vjet.
Valentina Leskaj: Nuk duhet të harrojmë të kaluarën por nuk mund të harrojmë dhe atë që po bëni. Javën e kaluar ka ndodhur një veprim që është kundër Vettingut dhe Reformën në Drejtësi në zgjedhjet e Kolegjit Zgjedhor.


Debati u zhvillua teksa në komsion po shqyrtohej marreveshje mes qeverise shqiptare dhe asaj amerikane per asistencen ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen