Në Rumani, CFR Cluj fitoi 1-0 me Ballkanin për grupin G. Djemtë e Ilir Dajës humbën në ndeshjen e fundit në Conference League, duke e mbyllur këtu aventurën evropiane. Sfida u vendos nga goli i Boateng në të 17 minutë, teksa Frashëri ndali Desec nga 11 metra duke mbajtur me shpresë kamponët e Kosovës që bënë një paraqitje të mirë. Me katër pikë në eksperiencën e parë në Europë, Ballkani ia doli të merrte një fitore dhe një barazim. Nga grupi G kalojnë më tej Sivasspor dhe Cluj.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?