VIDEO/ Fiorentina e dyta në grup, kualifikohet Basel! Slavia e Pragës nuk ia del, Ballkanin e thyen një gol në Conference League! Villareal dhe West Ham kokë grupi
Conference League ka zhvilluar ndeshjet e fundit në grupe.
Conference League
Redaksia 3 Nëntor 2022, 23:15 | Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 23:16
Conference League ka zhvilluar ndeshjet e fundit në grupe. Basaksehir dhe Fiorentina kanë marrë fitore respektive, duke kaluar në 1/16. Basaksehir fitoi 3-1 me Hearts, ndërsa Fiorentina fitoi në transfertë me RFS 0-3. Ballkani i Ilir Dajës u mposht me një gol në transfertën rumune nga CFR Cluj 0-1, teksa suharekasit e mbyllin në vendin e fundit me katër pikë në grup. Gent dhe Basel fituan duke kaluar në fazën tjetër. Turin e kalojnë edhe West Ham dhe Villareal si kokë grupi.
Në Rumani, CFR Cluj fitoi 1-0 me Ballkanin për grupin G. Djemtë e Ilir Dajës humbën në ndeshjen e fundit në Conference League, duke e mbyllur këtu aventurën evropiane. Sfida u vendos nga goli i Boateng në të 17 minutë, teksa Frashëri ndali Desec nga 11 metra duke mbajtur me shpresë kamponët e Kosovës që bënë një paraqitje të mirë. Me katër pikë në eksperiencën e parë në Europë, Ballkani ia doli të merrte një fitore dhe një barazim. Nga grupi G kalojnë më tej Sivasspor dhe Cluj.
Kualifikohen për në 1/16 skuadrat që renditen në vendet 1 dhe 2.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
VIDEO/ Ballkani e pëson në transfertë, një gol mbyll aventurën europiane për Ilir Dajën