VIDEO/ Ballkani i pafat në 'Air Albania', Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Skuadra e Ilir Dajës finale në Zagreb

VIDEO/ Ballkani i pafat në 'Air Albania', Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Skuadra e Ilir Dajës finale në Zagreb

Ballkani 0-1 Plzen

Kampionët e Kosovës, Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e pestë të grupit C në Conference League. Sfida e zhvilluar në "Air Albania" u vendos nga një gafë e portierit Koliçi në pjesën e dytë. Kampionët e Kosovës e zhvilluan këtë duel në Tiranë pasi fusha e "Fadil Vokrrit" në Prishtinë është në gjendje të keqe. Pas 708 ditësh Ilir Daja u rikthye sërish në Tiranë, ndërsa drejtoi ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës nga Theranda. Ballkani kontrolli lojën gjatë gjithë takimit, duke shpërdoruar raste të arta për shënim. Goli i ndeshjes erdhi vetëm në minutën e 81-të nga Sulc. Një krosim i Kalvach nga këndi dhe dalja e gabuar e Koliçit bëri që çekët të kalonin në epërsi për golin me vlerën e tri pikëve, edhe pse kualifikimin e kishin siguruar për në turin tjetër. Tanimë Plzen me 15 pikë prin grupin C, ndjekur nga Dinamo Zagreb me 6 pikë dhe Astana e Ballkani me katër pikë. Ndeshja e radhës është mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit në Kroaci dhe një fitore e djemve të Dajës, shoqëruar me një rezultat pozitiv të Plzen kundër Astanës, do bënte që Ballkani të kalonte më tej. Për t'u theksuar se Ilir Daja vinte në "Air Albania" pas 708 ditës, kur për herë të fundit drejtonte Partizanin në 23 dhjetorin e 2021 në derbin e humbur 1-2 me Tiranën, gjë që solli edhe shkarkimin e tij.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ballkani humbet 0-1 me Plzen, Ilir Daja kthehet në 'Air Albania' pas 708 ditësh! Ernest Muçi shënon në Conference League


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan