GOLAT/ Ballkani humbet 0-1 me Plzen, Ilir Daja kthehet në 'Air Albania' pas 708 ditësh! Ernest Muçi shënon në Conference League

GOLAT/ Ballkani humbet 0-1 me Plzen, Ilir Daja kthehet në 'Air Albania' pas 708 ditësh! Ernest Muçi shënon në Conference League

Ballkani 0-1 Plzen në 'Air Albania'

Conference League zhvilloi raundin e pestë të ndeshjeve në grupe. Për grupin C, në orën 16:30 Dinamo Zagreb fitoi 0-2 në udhëtim me Astana. Kroatët marrin fitoren e dytë në grup dhe i bëjnë presion Ballkanit, me djemtë e Ilir Dajës që humbën 0-1 kundër Viktoria Plzenit kryesues në "Air Albania". Lille, Bodo/Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava siguruan kualifikimin në Conference League pas fitoreve në duelet e sotme. Te goli ka dalë edhe Ernest Muçi, me Aston Villan që fitoi 2-1 me Legian e sulmuesit shqiptar.

Kampionët e Kosovës, Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e pestë të grupit C në Conference League. Sfida e zhvilluar në "Air Albania" u vendos nga një gafë e portierit Koliçi në pjesën e dytë. Kampionët e Kosovës e zhvilluan këtë duel në Tiranë pasi fusha e "Fadil Vokrrit" në Prishtinë është në gjendje të keqe. Pas 708 ditësh Ilir Daja u rikthye sërish në Tiranë, ndërsa drejtoi ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës nga Theranda. Ballkani kontrolli lojën gjatë gjithë takimit, duke shpërdoruar raste të arta për shënim. Goli i ndeshjes erdhi vetëm në minutën e 81-të nga Sulc. Një krosim i Kalvach nga këndi dhe dalja e gabuar e Koliçit bëri që çekët të kalonin në epërsi për golin me vlerën e tri pikëve, edhe pse kualifikimin e kishin siguruar për në turin tjetër. Tanimë Plzen me 15 pikë prin grupin C, ndjekur nga Dinamo Zagreb me 6 pikë dhe Astana e Ballkani me katër pikë. Ndeshja e radhës është mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit në Kroaci dhe një fitore e djemve të Dajës, shoqëruar me një rezultat pozitiv të Plzen kundër Astanës, do bënte që Ballkani të kalonte më tej. Për t'u theksuar se Ilir Daja vinte në "Air Albania" pas 708 ditës, kur për herë të fundit drejtonte Partizanin në 23 dhjetorin e 2021 në derbin e humbur 1-2 me Tiranën, gjë që solli edhe shkarkimin e tij.

Në "Astana Arena" në Kazakistan, Dinamo Zagreb fitoi 0-2 me vendasit e Astanës për xhiron e pestë të ndeshjeve në grupe. Për atë C, kroatët marrin suksesin e dytë në grup dhe shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta Dinamo shënoi dy herë. Vidovic kaloi miqtë në avantazh në të 48 minutë, pas një aksioni të bukur. Në të 79 minutë ishte Kaneko që shënoi golin e qetësisë. 

Rezultatet:

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Humbja në Conference League, Ilir Daja: Rrugëtim i lodhshëm nga dëmtimet


Kampionët e Kosovës, Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e pestë të grupit C në Conference League. Sfida e zhvilluar në "Air Albania" u vendos nga një gafë e portierit Koliçi në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja.

“Ka qenë një pjesë e parë e luajtur shumë mirë, kemi pasur probleme me mungesat, por kjo nuk është për të justifikuar humbjen, por aty ku do të mund të kishim freskuar ekipin në fund të pjesës së dytë në i kishim tre lojtarë të lënduar. Në një moment të tillë kur kërkon të freskosh ekipin në ato pozita ku edhe mundesh ta kërkosh fitores nuk ke opsione.

Në fund fare, është pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, jo vetëm për ekipin por sidomos për lojtarët si Dellova, Zyba e Kuç, që nuk kanë pushuar asnjë ditë për shkak të angazhimeve me përfaqësuese. Ky është maksimumi në mungesë të kontingjentit të lojtarëve, pasi lëndimi i Kryeziut në stërvitjen e fundit, na bëri të ndryshojmë gjërat. Nuk duhet harruar se përball kishim një ekip me përvojë të madhe në garat evropiane, ndërsa për ne është vetëm viti i dytë në Evropë”, tha Ilir Daja.

Ora 22:12
Ernest Muçi shënon në fushë, jashtë stadiumit 'tym dhe flakë' nga përleshja e ultrasve (VIDEO)


Birmingham, Angli - Aston Villa dhe Legia e Varshavës po luajnë për raundin e pestë të Conference League në "Villa Park". Dueli i grupeve u parapri nga një përleshje e dhunshme mes tifozëve vendas dhe atyre të mbërritur nga Polonia. Policia është munduar të shmangë përleshjen, por diçka e tillë ka qenë e pamundur. Në disa momente tifozët janë përplasur mes tyre, teksa në rrugët jashtë stadiumit nuk ka munguar flaka dhe tymi. Edhe në stadium tifozët janë përplasur në disa fraksione të veçanta, por pa shkaktuar dëme ose dëmtime të rënda në shëndetin e tyre. Tifozët nga Varshava njihen si problematikë, teksa sa i takon sfidës pjesa e parë u mbyll 1-1, me Muçin që shënoi për Legian.

 

Ora 21:26
VIDEO/ Ernest Muçi 'magjik' në Angli, vjedh topin dhe shënon supergol kundër Aston Villas


Ernest Muçi ka shënuar në grupet e Conference League. Në grupin E Aston Villa dhe Legia e Varshavës po barazojnë 1-1 në Birmingham. Diaby kaloi vendasit në epërsi, ndërsa në minutën e 20-të Muçi barazoi shifrat. Sulmuesi i Kombëtares rrëmbeu një top dhe pas një perle nga jashtë zone shtangu portierin dhe tifozët. 22-vjeçari vijon formën e shkëlqyer duke gjetur golin e nëntë sezonal.

 

Ora 21:16
VIDEO/ Arbitri shqiptar ndërpret ndeshja e Conference League, tifozët qëllojnë me topa bore kundërshtarët

HJK dhe Aberdeen barazuan 2-2 në xhiron e pestë të grupit G në Conference League. Në Helsinki të Finlandës ndeshja përfundoi me të paktën 15 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët vendas gjetën një mënyrë origjinale për protagonizëm. Në të 77 minutë ata hidhnin topa bore në fushë, me situatën e përsëritur që detyroi kryesorin Genc Nuza nga Kosova që të ndërpriste disa minuta sfidën. Më pas gjithçka vijoi dhe sfida përfundoi 2-2. Aberdeen dhe Helsinki i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit pasi mbajnë dy vendet e fundit të renditjes me diferencë nga PAOK dhe Frankfurt.

 

Ora 20:40
VIDEO/ Ballkani i pafat në 'Air Albania', Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Skuadra e Ilir Dajës finale në Zagreb

Kampionët e Kosovës, Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e pestë të grupit C në Conference League. Sfida e zhvilluar në "Air Albania" u vendos nga një gafë e portierit Koliçi në pjesën e dytë. Kampionët e Kosovës e zhvilluan këtë duel në Tiranë pasi fusha e "Fadil Vokrrit" në Prishtinë është në gjendje të keqe. Pas 708 ditësh Ilir Daja u rikthye sërish në Tiranë, ndërsa drejtoi ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës nga Theranda. Ballkani kontrolli lojën gjatë gjithë takimit, duke shpërdoruar raste të arta për shënim. Goli i ndeshjes erdhi vetëm në minutën e 81-të nga Sulc. Një krosim i Kalvach nga këndi dhe dalja e gabuar e Koliçit bëri që çekët të kalonin në epërsi për golin me vlerën e tri pikëve, edhe pse kualifikimin e kishin siguruar për në turin tjetër. Tanimë Plzen me 15 pikë prin grupin C, ndjekur nga Dinamo Zagreb me 6 pikë dhe Astana e Ballkani me katër pikë. Ndeshja e radhës është mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit në Kroaci dhe një fitore e djemve të Dajës, shoqëruar me një rezultat pozitiv të Plzen kundër Astanës, do bënte që Ballkani të kalonte më tej. Për t'u theksuar se Ilir Daja vinte në "Air Albania" pas 708 ditës, kur për herë të fundit drejtonte Partizanin në 23 dhjetorin e 2021 në derbin e humbur 1-2 me Tiranën, gjë që solli edhe shkarkimin e tij.

Ora 18:37
VIDEO/ Dinamo Zagreb fiton 0-2 kundër Astanës dhe i bën presion Ballkanit të Ilir Dajës


Në "Astana Arena" në Kazakistan, Dinamo Zagreb fitoi 0-2 me vendasit e Astanës për xhiron e pestë të ndeshjeve në grupe. Për atë C, kroatët marrin suksesin e dytë në grup dhe shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta Dinamo shënoi dy herë. Vidovic kaloi miqtë në avantazh në të 48 minutë, pas një aksioni të bukur. Në të 79 minutë ishte Kaneko që shënoi golin e qetësisë. Me Viktoria Plzen të kualifikuar për më tej, Dinamo Zagreb merr vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, ndërsa Astana dhe Ballkani kanë katër pikë.

 

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot