Një prind krenar ka publikuar në “YouTube” një video të djalit të tij të vogël duke e cilësuar atë një gjeni, pasi fëmija i jep zgjidhje problemit që kishte.

Fëmija përpiqet të zbresë nga krevati, por shpejt e kupton se ai është shumë i vogël për ta bërë këtë pa ndihmën e dikujt.

Megjithatë atij i shkon në mëndje diçka! Merr tre jastëkët që ishin mbi krevat dhe i hedh mbi dysheme e më pas zbritja është më e lehtë dhe pa u lënduar.

Kjo video është bërë hit në rrjetet sociale dhe po merr klikime të shumta.