Video/Berisha s’thotë emrin e Ballës
Meta:Na trego emrin të marrim masa     

Video/Berisha s’thotë emrin e Ballës<br />Meta:Na trego emrin të marrim masa 

 

 
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka folur rreth letrës që socialisti Balla i dërgonte Parlamentit Evropian. Letër të cilën Berisha e cilëson të turpshme. Këtu ka ndërhyrë Kreu i Kuvendit duke i kërkuar emrin e personit që e ka shkruar këtë letër që të merren masa. Por Berisha sërish nuk ka përmendur emrin deputetit Taulant Balla  duke thënë se ka firmosur si kryetar i Komisionit të Jashtëm.
 
“Bëj protestë në radhë të parë ndaj jush: Në emër të Parlamentit shkruhen letra në drejtim të Parlamenteve Evropianë që janë të turpshme. Ku thuhet se ne Jemi çelësi mes Lindjes dhe Perëndimit. Ka firmosur si kryetar i Komisionit të Jashtëm. Rama dhe Bushati po rikthejnë tezen e etërve të tyre. As Enver Hoxha nuk tha që Lindja dhe Perëndimi varen prej meje.”- tha Berisha ndër të tjera.
 
Por batutat nuk kanë marrë fund këtu, pas tij është ngritur Eduard Shalsi i cili ka kërkuar fjalën për procedurë pasi Berisha i kishte përmendur Emrin, por Meta nuk e ka lejuar me argumentin se do të duhej që pas kësaj t’i japë fjalën sërish Berishës, të cilit edhe nëse nuk i përmendet emri do të ngrihej sërish. Pikërisht në këtë çast ka një ngritje në këmbë të Sali Berishës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk