Në Torino vendasit humbën 0-2 nga Bologna. Sfida ishte me ritëm dhe raste, aty ku miqtë u treguan më këmbëngulës. Castro në minutën e tetë humbi penallti për Bolognan. Golat për miqtë u shënuan nga Dallinga në minutën e 71 dhe Pobega në të 80 minutë. Me 28 pikë Bologna barazon Juventusin në renditje, ndërsa Torino me 19 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. Ndërkohë mbrojtësi polak i Torinos, Sebastian Walukiewicz trembi tifozët kur u rrëzua në fushë pa kontakt me lojën. Stafi i Torinos i erdhi menjëherë në ndihmë dhe pas kontrollit në dhomën mjekësore bëhet me dije se ka një problem të lehtë, pasi dy ditë më parë ka qenë me temperaturë. Vendin e tij e zuri Vojvoda.