TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe e cilësoi protestën simbolizuese të iopozitës me fikjen për 5 minuta të makinave, si një grumbullim kontradiktor të automjeteve lukzosë të deputetëve demokratë, në protestën për uljen e çmimit të naftës. Braçe ka ironizuar këtë protestë duke nxjerrë në dukje përmes dy videove makinat lukzose të deputetëve të selisë blu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe automjetet e shtrenjtë të drejtorëve të bashkisë.
 
Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, tregon përmes këtyre dy videove, sesi deputetët e PD kanë ndaluar automjetet e shtrenjta për kauzën e uljes së çmimit të naftës, një kontradiktë kjo që për socialistin tregon se protesta nuk është qytetare. por blu dhe politike.