VIDEO/ Brenda banesës luksoze
të grabitësve të Qafë Kasharit

VIDEO/ Brenda banesës luksoze<br />të grabitësve të Qafë Kasharit
TIRANE-Report Tv ndodhej sot në disa prej banesave të grabitësve të 3.2 milionë dollarëve pranë Qafë Kasharit.  

Pavarësisht se ishin në kërkim autorët e grabitjes së parave pranë Qafë Kasharit bënin një jetë luksoze.

Koka e grupit kriminal që aktualisht ndodhet në kërkim nga policia e shtetit, Admir Murataj jetonte në një vilë luksoze në Prezë.

Vila 2-katëshe ku jetonte Murataj me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie dhe sistem alarmi. Brenda saj vihet re arredimi luksoz me orendi tërësisht të reja. Oxhak, televizor dhe dhoma e ndenjes me orendi të reja. Po kështu edhe dhoma e fëmijëve. Sic duket edhe nga video e policisë Admir Murataj e ka të mobiluar bukur vilën e tij 2-katëshe.

Ndërsa Fation Xhyliu qëndronte i fshehur në katin e tretë të një apartamenti në Vorë pas grabitjes. Report Tv vizitoi katin e pestë, aty ku strehohej 32-vjecari nga Lushnja. Dera është shpërthyer nga forcat RENEA ndërkohë që dy oficerë qëndrojnë para derës ku ka një mbishkrim, ‘skenë krimi’.

Edhe Neim Avdulaj i cili u arrestua në Vlorë bënte një jetë të shfrenuar. Pavarësisht se kishte grabitur një shumë të konsiderueshme parash, ai është arrestuar pasi ka dalë nga kazinoja.

Burime të Report TV bëjnë me dije se ish-komandoja i ushtrisë në kazino kishte fituar rreth 600 mijë lekë të reja.

 Deri tani janë arrestuar 4 nga 6 autorët e grabitjes 3.2 mln Dollarë.
 
Të arrestuarit janë edhe autorët e grabitjes së 3 dhjetorit 2015 në Kthesat e Kasharit ku u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën