Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë i shkallës Rihter që goditi të dielën ishullin jugor të Zelandës së Re,  u ndoq nga një tsunami 2 orë më vonë.

Në media qarkullojnë video që tregojnë se sa të fuqishme ishin lëkundjet e tërmetit. Në pamjet e siguruara nga  kamerat e sigurisë së një supermarketi duket momenti kur gjithçka bie në tokë, si pasojë e lëkundjeve të forta.  

Gazeta “Herald” raporton se lëkundjet u ndjenë deri në Wellington ku u aktivizuan sirenat dhe njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë, disa prej të cilëve duke qarë.

(er.nu/shqiptarja.com)