Gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Teesside të qytetit të Newcastle nga policia britanike disa muaj më parë, ra në pranga një shtetas shqiptar i cili merrej me kultivimin e kanabisit në shtëpinë e tij.

Mariglent Allës, 27 vjeç, policia i kapi plot 700 rrënjë kanabis gjatë kontrollit në banesën e tij. Vlera e shitjes në treg e lëndës narkotike kapte vlerën marramendëse prej 700,000 sterlinash.


VIDEO/ Banesa ku shqiptari Mariglent Alla merrej me kultivimin e kanabisit

Vetëm sitemi i rritjes së kanabisit përmes dritave i kushtonte shqiptarit 8.000 sterlina. Mariglent Alla pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B dhe u dënua nga gjykatësi Simon Bourne-Arton me 16 muaj burg.

Në fotot dhe videon në këtë shkrim mund të shihet se si e kishte përshtatur në serë kanabisi shqiptari shtëpinë e tij.

[gallery]24651[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com