Video: Bumçi debat me Bregun
e eurodeputetët në Bruksel

Video: Bumçi debat me Bregun<br />e eurodeputetët në Bruksel
BRUKSEL-Në Bruksel përfundoi mbledhja se Stabilizim Asocimit ku po diskutohej mbi negociatat e BE me Shqipërinë. Aldo Bumçi që një ditë më parë ishte kundër datës së saktë të hapjes së negociatave dhe kërkonte kushtëziminne tyre, shihet në një videon duke debatuar ashpër me Majlinda Bregun.

Në videon që siguron Shqiptarja.com, vihet re një moment kur pasi ka shkëmbyer fjalë me Bregun, Bumçi largohet i nervozuar nga tryeza. Me sy e ndjek largimin e tij, Oerd Bylykbashi.

“Nuk e kam ‘ensure’, por ‘goals of Albania’”, thotë Bumçi.

“Po boll more, Parlamenti Europian, e ka për detyrë ta miratojë. E kërkon Traktati ta thërrasë dhe Këshillin dhe Komisionin Europian”, thotë Bregu, teksa Bumçi largohet i revoltuar.

Bregu edhe më parë ka shprehur mendimin se ajo është pro hapjes së negociatave me BE dhe integrimit të vendit.
Më herët Bumçi, siç shihet edhe nga video, debatoi ashpër me eurodeputetët që kërkonin nga PD të votonte pro për hapjen e negociatave.

“Ju nuk keni një deklaratë të përbashkët pa ne. Tentuat ta bënit vitin e kaluar, të ndërhynit tek deklarata jonë. Nuk është teksti ynë, ky është i juaji. Nuk ka deklaratë”, i përgjigjet Bumçi sekretariatit të Parlamentit Europian që tentuan të negocionin një Rezolutë të përbashkët mes politikanëve shqiptarë dhe atyre europianë, me arritjet e Shqipërisë në procesin integrimit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social