Në "Mercedes Arena" në Atlanta të SHBA-së, Chelsea fitoi 3-0 kundër meksikanëve të Club America në miqësore. Nkunku, Guiu dhe Madueke shënuan për "Blutë" e Londrës, që rikthehen te suksesi në miqësore. Në këtë duel për 27 minuta në fushë luajti edhe Armando Broja.
Broja është futur në fushë në minutën e 63-të, por nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Kombëtares është në merkato, duke pasur disa kërkesa nga klubet e interesuara.
Evertoni është ekipi që është më pranë sulmuesit shqiptar, pasi është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për të blerë kartonin e 22-vjeçarit shqiptar.