16 vite nga Botërori i Afrikës së Jugut 2010, Shakira do të rikthehet sërish protagoniste në një Kupë Bote. Artistja kolumbiane me famë ndërkombëtare ka publikuar këngën 'Dai Dai' në bashkëpunim me këngëtarin nigerian Burna Boy. Kjo këngë do të jetë himni zyrtar i Botërorit që këtë vit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

'Dai Dai' të jep ndjesinë sikur është bërë për të kërcyer, më shumë se për çdo gjë tjetër. Është këngë argëtuese, e fuqishme dhe e ndërtuar për të të bërë të lëvizësh pa menduar shumë.

Shakira sjell atë energjinë e njohur dhe tërheqëse që ka gjithmonë, ndërsa Burna Boy shton një ritëm që e mban të qëndrueshëm. Nga ana e performimit, toni është klasik i Shakirës së Kupës së Botës; motivues, global dhe paksa poetik pa i komplikuar gjërat tepër.

Vargjet anojnë nga qëndrueshmëria dhe uniteti, deri te energjia e "je rrëzuar, por je ende në lojë", e cila është në thelb karakteristika e saj dalluese në këtë pikë. Në tekstin e këngës përmenden emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Pele, Maradona, Paolo Maldini, Romario, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Fenomeni, Iniesta, Beckham, Kaka, Messi, Mbappe apo Salah.

“Dai Dai” do të jetë himni zyrtar i Fondit të FIFA-s për Arsimin Qytetar Global, i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të promovuar aksesin e fëmijëve në arsim dhe sport.

Disa nga këngët e tjera të publikuara nga FIFA dhe që do të përdoren në Kupën e Botës 2026 janë: Jessie Reyez, Elyanna - Illuminate; Los Angeles Azules, Belinda - Por Ella; Jelly Roll, Carín León - Lighter

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    Debati për integrimin, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?