VIDEO/ Demonstrata për vdekjen e Navalny në Rusi, rreth 100 të arrestuar!

VIDEO/ Demonstrata për vdekjen e Navalny në Rusi, rreth 100 të arrestuar!

Rreth njëqind persona u arrestuan gjatë disa demonstratave në Rusi në kujtim Alexei Navalny, kundërshtarit të Putin, i cili vdiq dje në burg. Sipas mediave rreth 101 persona u arrestuan në dhjetë qytete, kryesisht qendra të mëdha urbane. Rreth gjashtëdhjetë u arrestuan dhe u ndaluan në Shën Petersburg, rreth pesëmbëdhjetë në Nizhny Novgorod dhe rreth dhjetë në Moskë.

Që pasditen e djeshme, autoritetet e Moskës kishin paralajmëruar banorët që të mos dilnin në demonstratë, pasi u bë publik njoftimi për vdekjen e kundërshtarit kryesor të Kremlinit. Por në mbrëmje, në disa qytete ruse, njerëzit u rreshtuan për të vendosur lule në monumentet e disidentëve politikë. Mes persona të arrestuar dyshohet se ka edhe gazetarë.

Një nga videot tregon njerëz në qytetin siberian të Novosibirsk duke vendosur lule të kuqe në dëborë nën syrin vigjilent të policisë që bllokon hyrjen në një memorial. Në Rusi, çdo kritikë publike ndaj pushtetit dënohet me burg.

Alexei Navalny, 47 vjeç, vdiq teksa po vuante një dënim me 19 vjet burg për "ekstremizëm" në një burg të largët të Arktikut, në kushte shumë të vështira. Ai ishte kritiku më i madh i Vladimir Putin dhe vdekja e tij solli reagime të ashpra nga Perëndimi, të cilët bëjnë përgjegjës regjimin e Putin.

 


Lajmi kryesor:

Vdekja e Navalny, Moska: U godit nga sindroma e vdekjes së papritur! Zëdhënësja: U vra! Miku i kundërshtarit të ashpër të Putinit: Mendojmë se u helmua sërish


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki