VIDEO/ Denoncon Agron Shehaj: Policia mësyn sërish në biznesin tim pa vendim gjykate, shantazh politik nga Rama! Meta: Policia e ‘Rilindjes’ të heqë dorë

VIDEO/ Denoncon Agron Shehaj: Policia mësyn sërish në biznesin tim pa vendim gjykate, shantazh politik nga Rama! Meta: Policia e ‘Rilindjes’ të heqë dorë

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor forcat e Policisë së Shtetit për të ushtruar presion ndaj tij. Shehaj ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘Facebook’ dhe krahas saj shkruan se Policia për herë të katërt pa asnjë vendim gjykate ka mësyrë në biznesin e tij dhe ka terrorizuar e nxjerrë me forcë jashtë punëtorët.

Sipas Shehajt, ky është një shantazh politik i Ramës, por ai thotë se nuk do të ndalet së bëri opozitë.

“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit. Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot. Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi. Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë guackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA”, shkruan Shehaj.

Të njëjtën video e ka ndarë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe thotë se policia me urdhër të Ramës po intimidon një zë kurajoz të opozitës.

“Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së "Rilindjes". Ndërkohë që shpall ministrat e tij si "investitorë strategjikë" dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së "Rilindjes" terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme. Të vendosur në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen me çdo çmim të këtij regjimi mafioz”, shkruan Meta.

Më vonë për këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.  Berisha e cilëson këtë një akt primitiv të Edi Ramës ndaj anëtarit të kryesisë së PD, pasi ky i fundit kërkoi dorëheqjen e kryeministrit për shkak të përfshirjes në skandalin McGonigal.

Edi Rama dhe ministri i familjes Çuçi, dy ditët e fundit kanë vërsulur policinë, narko-banditë me uniformë, në kontrolle pa asnjë mandat dhe asnjë motiv ligjor. Pra të poligjeshme në bizneset e tij, duke larguar nga mjediset e punës punonjësit dhe ushtruar terror psikologjik ndaj tyre. Këto kontrolle janë kryekëput politike dhe vijnë si hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj vetëm e vetëm se ky i fundit i kërkoi haptas, pas “Rama-McGonigal Gate” në studion televizive dhe në Parlament, dorheqjen e tij të menjëhershme”, ka shkruar Berisha. 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që biznesi i Agron Shehajt është bërë shkak për debate mes opozitës dhe mazhorancës. Në tetor të vitit 2022, Shehaj akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i ka bllokuar biznesin, si hakmarrje politike ndaj tij dhe për t’i bërë shantazh. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën. Pas këtyre akuzave, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se Shehaj e ka futur biznesin në një ndërtesë pa leje dhe ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 17/02/2023 17:33

    E mor agron shehaj nga hici u bere bizesmen dhe deputet , ti copa e injorantit .ku i gjete leket qe hape biznes ? trego emrin e italianit qe te ndihmoi .ku te takovi lulushi dhe bete biseden per deputet dhe sa leke i ke dhene ,te afermit e tu te keshilluan dhe te thane hiq dore dhe ti ju ke thene jane pune lejesh .ku ke jetuar ne itali ne shtepi te komunes se ishe i varfer .te pyesin ne itali per ty pastaj thuaj qe Edi te ka frike ,ti per Edin je nje hajdut me shume ,me mire ik me lezet sa te te hapen petet e lakrorit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?