Video/ Deputeti shqiptar citon vargjet e Himnit Flamurit në Kuvendin e Serbisë: Hiqni ligjet diskriminuese, shqiptarët duhet të përdorin lirisht simbolet e tyre kombëtare

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simboleve kombëtar shqiptare në Serbi. Ai tha se shqiptarëve të Luginës së Preshevës i është mohuar kjo e drejtë në një kohë që vendi pretendon të jetë pjesë e BE-së.

Deputeti Kamberi tha se nëse Serbia vërtetë e dëshiron anëtarësimin në BE duket të eliminojë ligjet diskriminuese.  Ai shton se shqiptarët në Serbi do të presin me durim që e drejta e tyre mbi përdorimin e lirë, publik dhe zyrtarë të simboleve kombëtare të realizohet.

Në fund të fjalës së tij ai recitoi disa vargje nga Himni i Flamurit i shkruar nga Asdreni.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre.Të gjithë ne, besoj, që synojmë anëtarësimin në Unioni evropian. Pikërisht ajo Evropë të cilën po e synojmë është e njohur për “aftësitë e integrimit e jo të shkatërrimit ose eliminimit të diversitetit”.Si vend i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së, (edhe pse sot me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse Republika e Serbisë me të vërtetë dëshiron anëtarësimin), ky shtet duhet të eliminojë ligjet e veta diskriminuese. Njerëzit janë shpirtërisht të lidhur me simbolet e tyre identitare. Njerëzit shpeshherë, përgjatë historisë, edhe kanë vdekur për ato simbole. Prandaj, pa marrë parasysh ligjet aktuale, situatën negative politike, e cila mohon simbolet tona, unë mund të them që ne nuk do të heqim dorë nga simbolet tona identitare.

Ne, me durim do të angazhohemi dhe do të presim kur e drejta jonë identitare mbi përdorimin e lirë, publik dhe zyrtarë do të realizohet. Besojmë në një zgjidhje të këtillë sepse kjo çështje në vendet e rajonit është kryer që moti në dialog me pakicat. Deri atëherë ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi. Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë:

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Faleminderit”, ka thënë deputeti shqiptar në parlamentin serb.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 24/11/2021 15:24

    shume mire ua ka thene mu aty ku bejne politikat e tyre. serbet ju ngulin ne tru dhe femijeve si ta urrejne shqiperine dhe ta shohin kosoven si toke te tyre pavaresisht se kosova ju ka lene fotografine me kohe. dhe flasim merhumet per integrim ne ballkan. te lumte goja qe e ke cuar llafin e shqiptareve aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat