Pa dyshim që ceremonia e dasmës është një moment emocionues për të gjithë, por sidomos për çiftin që martohet.

Gratë janë sigurisht më të ndjeshme dhe e reflektojnë emocionin, ndërkohë që burrat janë më të përmbajtur.

Por në këtë rast është djali ai që emocionohet dhe shpërthen në lot kur shikon sytë e gruas së tij Annabella Grabiel Deku.

Dhëndri i kishte premtuar nënës së tij se ai nuk do të qante, por nuk u përmbajt dot. Ai emocionoi gjithashtu edhe miqtë dhe dëshmitarët përreth.

Video e publikuar në rrjetet sociale arriti të prekë zemrat e shumë shikuesve.