VIDEO/ Dhuna ulet 'këmbëkryq' në futbollin shqiptar, grushta dhe shkelma mes futbollistëve! Në fushë edhe prindërit

Orikum, Vlorë - Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Dhuna mesa duket nuk është zhdukur ende, teksa së fundmi një sfidë mes Orikut U17 dhe Butrintit U17 ka përfunduar në sherr masiv.

Bëhet fjalë për një ndeshje të të rinjve poshtë moshës 17-vjeçare, që më së pari duhet të mësonin fjalët përshëndetëse dhe jo grushtat dhe dhunën. Gjithçka nisi në pjesën e parë të sfidës, në një sherr masiv në stadiumin “Oriku”, ku u përfshinë lojtarët dhe prindërit e tyre.

Është klubi i Butrintit që ka publikuar pamjet e momentit kur ndodh dhe përleshja mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe disa prindërve. “Trimat e Orikumit, turp turp turp”, shkruan klubi i Butrintit.

Ende nuk ka një njoftim nga policia për të proceduar, apo nëse ka pasur një denoncim nga skuadra sarandiote.

Ndeshja dhe përshkallëzimi i dhunës

Gjithçka filloi në minutën e 17-të, kur ekipi i Orikut kaloi në avantazh me një goditje standarte. Butrinti reagoi shpejt duke barazuar rezultatin vetëm tre minuta më vonë. Megjithatë, situata doli jashtë kontrollit në minutën e 19-të, kur Oriku shënoi sërish pas një veprimi të dyshimtë, i cili përfshinte prekjen e topit me dorë.

Lojtarët e Butrintit protestuan fuqimisht ndaj këtij vendimi, por arbitri kryesor nuk e mori parasysh kërkesën e tyre. Për më tepër, në mes të protestave, arbitri vendosi të ndëshkonte kapitenin e Butrintit, Arselio Meta, duke i treguar kartonin e kuq.

Me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, Butrinti vazhdoi të kërkojë golin e avantazhit, por tensioni në fushë arriti kulmin kur ndodhi një ndërhyrje e rëndë ndaj një lojtari të Butrintit. Konflikti degjeneroi në përleshje fizike midis disa lojtarëve të të dy ekipeve, ku dy lojtarë goditën me grusht lojtarin me numrin dy të Butrintit. Ajo që e përkeqësoi edhe më tej situatën ishte ndërhyrja e prindërve të lojtarëve, të cilët u përfshinë në dhunën ndaj lojtarëve në fushë.

 

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varikumsi: 20/10/2024 08:04

    Ne Orikum mbreteron injoranca qe nga dega bashkiake(te gjithe te korruptuar) e deri tek vendallinjte(dukatasit).

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/10/2024 07:45

    Asgjè nuk èshtè ajo, ledhatime dhe pèrkèdhelje janè, nuk e kuptoj pse thoni grushte e shkelma? Nè njè vènd si Shqipèria, ku fèmijèt "rriten" me proteinèn e dhunès, ku transmetohet direkt nga shpella,,sesi Muli djeg karriket para kuvendit, Saliu i hakèrrehet policit me emèr se nuk do gjejè vènd mbi tokè (nga arresti shtèpiak), dhe nuk u hyn gjèmb ndèr kèmbè, ku shoqèria tulatet dhe familjet kanè shkuar si qeni nè rrush,,,jo jo, ky stan kètè bulmet ka. Tè na bèjè mirè. Rrihuni dhe kèputuni nè hu. Nuk ka mè se kush tu ndalè.

    Përgjigju
  • Avokati: 20/10/2024 03:04

    Epo me maloke se kaq skisha pare.

    Përgjigju
  • Tofik: 19/10/2024 22:33

    Shkurt! Këto lojtarët që prindërit u përvshin në grushta duhet të dënohen për gjith jeren mos të lozin mo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare