SAINT-ETTIENE/ Katër orë është dashur që ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut në Lojërat Olimpike "Paris 2024" të kishte një rezultat final. Në fund të një "drame" me protagonizëm jashtë futbollit, Maroku fitoi 1-2 dhe ul me "këmbë në tokë" kombëtaren Olimpike amerikano-latine.
Gjithçka ndodhi në minutën e 106, kur Medina barazoi 2-2 për Argjentinën, me arbitrin suedez Nyberg që la të luhej përtej 15 minutave shtesë që kishte akorduar.
Pas golit, tifozët e Marokut protestuan me shishe dhe fishekzjarre në fushë, duke mos ngurruar më pas që të futeshin në tapetin e blertë. Kaosi i shkaktuar bëri që arbitri të fërshëllente dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Për afro një orë të gjithë menduan se dueli u mbyll 2-2, derisa faqja e Olimpiadës tregoi se dueli ishte pezulluar për shkak të trazirave nga tifozët dhe do riniste pasi shkallët të boshatiseshin dhe VAR do konfirmonte nëse goli i barazimit në limite ishte i rregullt.
Pas afro dy orësh nga fundi i ndeshjes, arbitri dhe lojtarët dolën në fushë dhe VAR anulloi golin e barazimit për pozicion jashtë loje, çka bëri që Argjentina të humbiste 1-2. Edhe pas tre minutave të luajtura rezultati nuk ndryshoi, me ndeshjen që zgjati për afro katër orë që nga fërshëllima e parë në atë të fundit.
Dueli i sotëm është për rekord, kjo pasi VAR-it iu desh një periudhë jashtëzakonisht e gjatë për të dhënë një vendim.

Pozicioni jashtë loje, akorduar nga VAR
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
GOLAT/ Argjentina 'shkërmoq' 4-1 Brazilin në Klasike dhe merr një biletë për në Botëror! Messi e ndjek spektaklin nga TV
26 Mars, 08:19
-
Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë
24 Mars, 17:47
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)
22 Mars, 22:43
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
VIDEO/ Sherr, karton i kuq dhe supergol! Argjentina mposht 0-1 Uruguain, një pikë e kualifikon në Botërorin 2026
22 Mars, 10:31
-
15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë
19 Mars, 16:48
-
Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim
18 Mars, 15:52
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë
17 Mars, 15:09
-
Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë
13 Mars, 13:41