VIDEO/ Digjet një kamion në Tiranë, pranë ‘Pallatit me Shigjeta’, merr flakë në lëvizje

TIRANË- Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në hyrje të nënkalimit te zona e Pallatit me Shigjeta.

Report Tv ka siguruar videon ku duket kamioni i përfshirë nga flakët, ndërsa dalin shtëllunga të zeza tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar dhe drejtuesi i mjetit O. K. Është në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania