Video/ Dita e pestë e zjarrit në majën e malit të Tomorit, avioni rumun hedh tonelata uji nga ajri në vatrën më aktive

SKRAPAR- Zjarri i rënë që prej mëngjesit të së hënës (12 Gusht) në Malin e Tomorit, në Skrapar, vijon edhe ditën e sotme (e premte), teka raportohen të paktën 22 ha të djegura.

Dhjetëra forca të ushtrisë, zjarrfikëses dhe specialistëve vendorë po punojnë në terren, teksa këto janë edhe pamjet e reja nga operacioni i zhvilluar edhe nga ajri, me një nga avionët e ardhur nga Rumania.

Teksa pyjet lëshojnë flakë dhe tym të dendur, prej orës 09:00 të mëngjesit, mjeti fluturues nga sipër pasi bën furnizimin me ujë në bazat e caktuara, ngrihet mbi lartësi dhe lëshon tonelatat mbi vatrat aktive dhe më të rrezikshme.

Vatrat e zjarrit janë rindezur në këtë kurorë të gjelbërt të Parkut Kombëtar, në “Majën e Çukës” dhe afër teqesë së Kulmakut, kurse sipërfaqja e dëmtuar llogaritet në dhjetëra hektarë me pyje e bimësi.

Në ditën e pestë, specialistët e ADZM njoftuan se po punojnë bashkë me Ushtrinë dhe Policinë për shuarjen e plotë të tyre. Vatra u rishfaq ditën e djeshme (15 Gusht).

Zona ku zjarri po vijon me intensitet është ajo me shkurre të thara në zonën e pllakave të gurit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, u përhap në zonën me dëllinja e pyje, në vendin e quajtur "Shtegu i Jahupit". territori ku vijon zjarri është shkëmbore, në pikën më të lartë të malit të Tomorit, ku është e pamundur ndërhyrja nga terreni.

Në terren ndodhen 18 punonjës të Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
VIDEO-LAJM/ Ja si forcat e Armatosura në avionin rumun 'Spartan' ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët në malin e Tomorit

Vijon që të jetë ende aktiv zjarri në Malin e Tomorit. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave të Armatosura me në avionin rumun Spartan, i cili po punon për të shuar flakët.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

‘Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!’- njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ora 09:57
Digjet prej disa ditësh Parku Kombëtar i Tomorit, nis ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve! Video e aksionit nga ajri

Parku Kombëtar i Tomorit vijon të jetë në pushtetin e flakëve. Vatra e zjarrit u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të mëdha, sot ka nisur ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve.

Report Tv sjell pamjet nga momenti kur avioni ndërhyn për të shuar flakët, ndërkohë që zjarri po përparon në pjesën e quajtur shtegu i "Jahupit".

Zjarri i nisur ditën e hënë në Parkun Kombëtar të Tomorit shkrumboi 15 ha pyje e shkurre. Dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan për shurajen e zjarreve falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër