VIDEO/ Djali dhe delfini, dashuria
që kalon përtej egoizmit njerëzo

VIDEO/ Djali dhe delfini, dashuria<br />që kalon përtej egoizmit njerëzo
Kemi parë shpesh raste të peshkatarëve dhe njerëzve të thjeshtë që mburren me peshkimin e një peshku të veçantë apo të ndonjë delfini të vogël duke varfëruar edhe më tej botën ujore, por ky nuk është rasti i Naude Dreyer.

Naude ndodhej në Namibi së bashku me gruan e tij Katja kur në breg u shfaq një delfin i vogël që për pak do nuk do të mund të merrte më frymë prej mungesës së ujit. Në videon e publikuar shikohet se si djali është kujdesur që delfini t’i rikthehet jetës duke e marrë me kujdes në krahë për ta çuar në det.

Delfinit iu deshën pak sekonda për të kuptuar se ndodhej sërish në ujë dhe mund të notonte. Videoja është postuar në facebook nga Naude, i cili është cilësuar si një hero nga përdoruesit e shumtë që e kanë ndjekur.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!