Kemi parë e dëgjuar për njerëz që kanë ‘rënë dëshmorë’ për një foto të bukur, që do linte gojëhapur të gjithë dhe do thonin ‘uaaa po si e bëri atë, bravo i qoftë’. Me siguri këtë ka menduar edhe zotëria në video, që ka marrë një krokodil të vogël dhe ka tentuar të bëjë foto, ndërsa duken shumë të afërt të dy.
Zvarraniku i vogël u tregua shumë ‘zemërmirë’, i dha të gjithë kohën e nevojshme burrit të paidentifikuar, që pozonte sikur po e puthte krokodilin, ndërsa miqtë e tij e fotografonin.
Pas disa sekondash plot tension, zvarranikut të vogël i erdhi në majë të hundës dhe në nerva e sipër, e kafshoi në hundë personin që e mbante. Nuk ka të dhëna nëse ai pësoi dëmtime të mëdha nga incidenti, por krokodili ndejti gjatë me noçkën e tij të ngjeshur në fytyrën e zotërisë.
Këtij të fundit iu desh ta mësonte me pahir që nuk mund të ngatërrohet apo të shfrytëzojë një krokodil për kënaqësi personale.
/Shqiptarja.com