Bundesliga gjermane e futbollit nisi të premte me raundin e nëntë. Në "WWK Arena", vendasit e Augsburg u mposhtën 0-1 nga Dortmundi. Verdhezinjtë iu falën golit të Serhou Guirassy në minutën e 37-të për të marrë tri pikë me shumë peshë që i mban pranë kryesuesve të Bayern Munich.

Bavarezët luajnë sot në orën 18:30 kundër Bayer Leverkusen dhe Dortmund shpreson në një surprizë të "Aspirinave" për të rihapur garën për titullin kampion.

Me 20 pikë dhe një ndeshje më shumë, Dortmund mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, katër më pak se Bayern Munich.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?