VIDEO/ Dortmund fiton në minutat shtesë, ndalet E. Frankfurt! Garë e hapur për kreun

VIDEO/ Dortmund fiton në minutat shtesë, ndalet E. Frankfurt! Garë e hapur për kreun

Mainz 1-2 Dortmund

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 17-të. Në orën 18:30 Mainz humbi në shtëpi 1-2 me Dortmund. Në 20:30 u zhvilluan katër ndeshje, Augsburg fitoi 1-0 me GLadbach, Bayer Leverkusen fitoi 2-0 me Bochum, Freiburg barazoi 1-1 me Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen humbi 1-2 me Union Berlin.

Në "Meua Arena", Mainzi vendas humbi 1-2 me Borussia Dortmund. Ndeshja nisi mirë për Mainz, që kaluan në avantazh me Lee Jae-Sung që në minutën e dytë. Pas vetëm 70 sekondash, verdhezinjtë barazuan me Ryerson. Pjesa e dytë solli dhjetë zëvendësime për skuadrat, teksa goli i fitores për Dortmund u shënua vetëm në minutën e 90+3. Në zhvillimet e një këndoreje, Reyna shënoi pas asistit të Haller. Dortmund merr fitoren e dytë radhazi dhe me 31 pikë mban vendin e katërt, teksa Mainz me 20 pikë renditet në vendin e 12-të.

Pas 17 javësh në Bundesligë, Bayern Munich kryeson me 36 pikë, tre më shumë se Union Berlin që me fitoren e sotme është konkurrenti i bavarezëve në garën për titull. Në vend të tretë Leipzig dhe të katërt Frankfurt. Në fund Bochum, Hertha Berlin dhe Schalke.

Bundesliga - java 17-të:

Mainz 1-2 Dortmund

20:30

Augsburg 1-0 Borussia Monchengladbach

Bayer Leverkusen 2-0 Bochum

Freiburg 1-1 Eintracht Frankfurt

Werder Bremen 1-2 Union Berlin

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
VIDEO/ Dy fitore radhazi, Dortmund merr tri pikë në transfertë dhe prek zonën Champions

Në "Meua Arena", Mainzi vendas humbi 1-2 me Borussia Dortmund. Ndeshja nisi mirë për Mainz, që kaluan në avantazh me Lee Jae-Sung që në minutën e dytë. Pas vetëm 70 sekondash, verdhezinjtë barazuan me Ryerson. Pjesa e dytë solli dhjetë zëvendësime për skuadrat, teksa goli i fitores për Dortmund u shënua vetëm në minutën e 90+3. Në zhvillimet e një këndoreje, Reyna shënoi pas asistit të Haller. Dortmund merr fitoren e dytë radhazi dhe me 31 pikë mban vendin e katërt, teksa Mainz me 20 pikë renditet në vendin e 12-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja