Në "Iduna Park" vendasit e Dortmundit u rikthyen te tri pikët duke mposhtur 3-0 Werder Bremenin. Pas barazimit 3-3 kundër Eintracht Frankfurt, djemtë e Niko Kovac nuk zhgënjyen para tifozëve të vet dhe shënuan tre gola. Gjithçka u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Schlotterbeck, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Sabitzer e Guirassy. Me 36 pikë Dortmundi mbetet në pozitën e dytë të renditjes duke ndjekur kryesuesit e Bayern Munich.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Dortmundi rikthehet te fitorja, tri pikë për Stuttgart dhe Mainz! Ndeshja e Bundesligës shtyhet për shkak të dëborës









