Në 'Olimpico' të Romës, Lazio dhe Udinese barazuan 3-3 në një ndeshje shumë emocionuese që u vendos vetëm në shtesë. Miqtë kaluan në epërsi pas 18 minutash lojë me golin e Ehizibue, për ta mbyllur 0-1 pjesën e parë. Në fraksionin e dyë Lazio barazoi me Luca Pellegrinin, ndërsa Pedro përmbysi sfidën për kryeqytetasit në minutën e 80-të. Kur u duk se Lazio po i drejtohej tri pikëve, Udinese riktheu avantazhin me dopietën e Arthur Atta në minutat 86 dhe 90+3. Në shtesën e pestë Daniel Maldini barazoi rezultatin për 3-3, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Cagliari turpëron 3-2 Atalantën dhe shpëton sezonin në Serie A, Lazio e Udinese dhurojnë spektakël me gjashtë gola në 'Olimpico'







