Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka i akuzuar për ryshfet pasiv së bashku me 2 vartësit e tij, për marrjen e 2 mijë eurove për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni, e cila kishte bërë një aksident më 16 prill 2025. Rrjedhimisht Zeka lirohet dhe nga masa e sigurisë 'arrest shtëpie'.
GJKKO ka dënuar për të njëjtën ngjarje oficerin Edison Tabaku dhe Oficerin e Policisë Gjyqësore Sokol Novakun me 3 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar ata kanë përfituar ulje dënimi deri në 2 vite ndërsa gjykata e ka pezulluar duke i lënë në shërbim prove.
Biznesmeni Ergest Vironi, bashkëshorti i gruas që shkaktoi aksidentin, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, dënim që i është ulur në 1 vit si rrjedhojë e gjykimit të shkurtuar. GJKKO e ka konvertuar dënimin në shërbim prove për 2 vite.
GJKKO ka dënuar Bledi Belbën me 1 vit e 6 muaj burg, dënim i cili i është pezulluar dhe i është konvertuar në shërbim prove. Belba akuzohet për veprën penale Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.
Tre efektivët u arrestuan më 19 prill me urdhër të SPAK, me akuzën se kishin kërkuar dhe marrë 2 mijë euro nga nga biznesmeni Erges Vrioni për të mos i arrestuar bashkëshorten që ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur më 16 prill dhe që çështja e saj të mos referohej në Prokurori.
Sipas dosjes hetimore, duke qenë se Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin. Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të policisë Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.
Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve), ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Gjykata cdo dite dhe me shume po na tregon qe korrupsioni nuk eshte problem ne kete vend, burgjet jane mbushur me gjithfarelloj fajtoresh, ndersa per korrupsion jane fare pak. Qe ketu ka fare pak korrupsion , e thote dhe sterthote edhe Kryeministri. Perceptimi ne popull ndaj korrupsionit eshte krejt i gabuar.
Përgjigju