TIRANË - Parkimi i automjeteve mbi trotuar është i ndaluar, e në rast të kundërt gjobitet nga Policia Rrugore. Por për një drejtor administrate ky rregull nuk qëndron e madje i jep vetes atribute edhe për të shantazhuar policin për ndonjë largim të mundshëm nga puna.
 
Kamerat e vendosura në trupin e efektivëve kanë filmuar momentin kur policët pikasin makinën e tij të parkuar mbi trotuar përballë institucionit që ai drejton.
 
Njoftimi i parë i punonjësve të policisë ka qenë që ta lëvizë automjetin pasi në të kundërt do të gjobitet, por reagimi i tij të "impresionon". Ai thotë se policisë mund të "bëj qejf" duke vënë sa gjoba të dojë, të cilat mesa duket ai nuk ka ndërmend t'i paguajë, pasi makinën do të vijojë ta parkojë çdo ditë po mbi trotuar.
 
Qytetari: Unë jam drejtori këtu e lë këtu është trotuari i lirë. Veni gjobë për qejfin tuaj, bëni si të doni si të keni qejf. Keni qejf shkruajeni, bëni qejf edhe ju
 
Po ç'ja fusni kot or burrë trotuari i lirë  çfarë keni me këtë makinën këtu. E vërteta e madhe është se ti hajde gjobite çdo ditë këtu e ke prapë. Unë jam drejtori këtu dhe e lë makinën për arsye se trotuari është i lirë
 
Polici: Po mirë nëse un do ta konstatoj prapë këtu, sërish ke gjobë
Qytetari: Mirë më fal çfarë konstatimi është ky ma përshkruaj pak, apo do të flas unë me policinë tani
 
Polici: Ajo është e drejta jote mund të bësh çfarë të duash por aty s'lejohet
Qytetari: Avash se kur ta bëj të drejtën time mos të gjejë gjë dhe ty

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)