Driblim 'dehës', kështu mund të quhet me pak fjalë veprimi i Ernest Muçit që solli golin e fitores për Trabzonsporin në Superligën turke të futbollit. Për raundin e 26-të të ndeshjes kundër Rizespor që u luajt të shtunën, Muçi u bë protagonist në minutën e 51-të.
Ai mori një pasim të gjatë, kaloi me sprint mbrojtësin mik dhe u fut në zonë. Këtu, me një lëvizje shumë të bukur dribluese 'dehu' duke shtrirë në tokë rivalin dhe më pas krosoi për Zubkov, me këtë të fundit që ktheu një top për Onuachu i cili e dërgoi në rrjetë.
Klubi i Trabzonsporit i ka bërë jehonë veprimit të Muçit duke e quajtur 'art'. 13 gola dhe 8 asistime ka realizuar këtë sezon Ernest Muçi me fanellën e Trabzonsporit, duke qenë në pritje të ftesës së Sylvinhos për në Kombëtare.
Të enjten më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë luhet Poloni - Shqipëri, ndeshje e cila vlen për play-off-in e Kupës së Botës 2026.
???. pic.twitter.com/qUhO9R7e9l
— Trabzonspor (@Trabzonspor) March 14, 2026
Komente












