VIDEO/Dua Lipa elektrizoi mijëra
 fansa në sheshin ''Nënë Tereza''

VIDEO/Dua Lipa elektrizoi mijëra<br /> fansa në sheshin ''Nënë Tereza''

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka përfunduar performancën e saj mbrëmjen e së mërkurës në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

Dua është pritur me shumë entuziasëm nga mijëra fansa që ishin mbledhur në shesh për ta parë. Ajo ka përshëndetur gjatë gjithë performancës adhuruesit e saj, sigurisht që në gjuhën shqipe. 

Mbrëmjen e 9 gushtit Dua Lipa performoi në Prishtinë me nje audiencë prej 20 mijë personash që ishin mbledhur në shesh për ta parë.

Të ardhurat prej atij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”. 

Këngëtarja shqiptare këndoi në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ disa nga këngët e saj më të famshme për publikun shqiptar, “Be the one” “Last Dance” që janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa.

I gjithë organizimi i këtij koncerti u bë i mundur nga Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka dorëzuar këngëtares Çelësin e Qytetit një prej simboleve të rëndësishme që u jepet miqve të qytetit. 

Koncerti që Lipa zhvilloi në Tiranë është vazhdimi i turit Ballkanik të këngëtares. Në koncert të këngëtares morën pjesë disa nga personazhet më të njohura shqiptarë, si sopranoja me famë botërore Inva Mula. 

Dua lipa
Dua lipa
dua lipa
dua lipa
(Koncerti i Dua Lipës në sheshi Nënë Tereza, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com FOTO TË TJERA 

fansa
fansa
dua lipa
dua lipa
dua lipa
(Koncerti i Dua Lipës në sheshi Nënë Tereza, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com FOTO TË TJERA 


(Dua Lipa gjatë koncertit, performon këngën hit "Be the one")




(Video nga koncerti)



inva
 (Në koncert sopranoja Inva Mula)




(Video nga koncerti)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim