VIDEO/ Duart në kokë, sulmuesi shqiptar shënon gol 'alla-CR7' me roveshatë

VIDEO/ Duart në kokë, sulmuesi shqiptar shënon gol 'alla-CR7' me roveshatë

Momenti i golit

Sulmuesi Emir Sahiti ka shënuar një gol fantastik në Kroaci. Për javën e 12 në elitën e futbollit, Hajduku i Splitit fitoi 2-1 me Varazdin. Kanë qenë pikërisht vendasit që në minutën e 33 të ndeshjes do kalonin në avantazh me sulmuesin shqiptar. Krosimi nga e djathta e sulmit ka qenë i duhuri nga Livaja, me Sahitin që nuk është menduar dy herë duke bërë një veprim akrobatik.

Goditja me roveshatë është përplasur në tokë, duke ia bërë më të vështirë portierit që ka parë sferën pas shpine. Gol fantastik nga Sahiti, që ka bërë tifozët të vendosin duart në kokë, ndërsa në rrjetet sociale realizimi është përngjasuar me veprimin dhe golin e Ronaldos kundër Juventus. Për 23 vjeçarin ky ishte goli i parë këtë sezon, me djaloshin që pak muaj më parë zgjodhi të luante për Kosovën, teksa më parë ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë