Spartak Kostroma siguroi të dielën tri pikë me përmbysje në javën e 5-të të kampionatit të Ligës së Parë ruse kundër SKA-Khabarovsk, duke fituar 1-3.

Sergey Bugriev zhbllokoi rezultatin duke shënuar në portën e tij, për t'i dhënë avantazhin vendasve në minutën e 52-të. Megjithatë, Spartak reagoi dhe përmbysi gjithçka, duke shënuar tre gola radhazi. Kalmykov barazoi rezultatin në minutën e 64-t, ndërsa Burgiev realizoi një dopietë në minutat 76 dhe 83.

Momenti më i veçantë i ndeshjes erdhi nga një asist fantastik i mbrojtësit të Kostromës, Nader Mohammadi. Futbollisti iranian kreu një rivënie spektakolare akrobatike nga anësorja, duke asistuar për golin e tretë të ekipit.

Mbrojtësi 29-vjeçar Mohammadi u transferua te klubi i Kostromës në fund të korrikut. Në nivelin profesionist, ai ka luajtur për klubet iraniane Paykan, Tractor, Gol Gohar dhe Zob Ahan, duke kaluar pjesën më të madhe të karrierës në elitën e futbollit iranian.

Kjo nuk është hera e parë që Nader Mohammadi e bën një veprim të tillë akrobatik, pasi e ka bërë edhe më 15 shkurt 2021, por në atë rast nuk u shënua gol.