Një video e denoncuar për Shqiptarja.com nga një qytetar, tregon pamjet dramatike të gjendjes se ku është katandisur zjarrfikësja e Durrësit.
/Shqiptarja.com
Në pamje duket një automjet “i lashtë” i PMNZSH-së së qytetit bregdetar, të cilës i duhen rreth 30 sekonda që të marrë kthesën nga një rrugicë për të hyrë në rrugën kryesore.
Për këtë manovër të mundimshme, mjeti shkakton edhe bllokimin e trafikut. Shoferi i zjarrfikëses mezi e kthen atë për shkak të timonit mekanik.
Mund të merret lehtësisht me mend se sa kohë do t’i duhet mjetit në fjalë që të shkojë deri në vendin ku është thërritur për të ndërhyrë, për emergjencën e radhës.
s.k/Shqiptarja.com












