Në Londër, Tottenhami vendas u mposht 1-4 nga Arsenali. Trajneri i ri i Spurs, Igor Tudor debutoi me humbje në shtëpi. 'Topçinjtë' kaluan në epërsi pas 32 minutave lojë me golin e Eberechi Eze në minutën e 32-të, por vetëm dy minuta më vonë Kolo Muani vendosi ekuilibrat për të mbyllur pjesën e parë në barazim. Fraksioni i dytë i lojës nisi me golin e Arsenalit. Këtë herë ishte Gyokeres që shënoi golin e dytë për miqtë, para se Eze në minutën e 61-të dhe sërish Gyokeres të 'vulosnin' shifrat për 1-4. Me 61 pikë Arsenali mbetet në krye të renditjes, me katër pikë dhe një ndeshje më shumë se Man. City ndjekës.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?