VIDEO/ Dy turistët vrapojnë për të shpëtuar nga elefanti, tentuan të bënin ‘selfie’ jashtë makinës

VIDEO/ Dy turistët vrapojnë për të shpëtuar nga elefanti, tentuan të bënin ‘selfie’ jashtë makinës

Një fotografi e bukur mund të kërkojë përkushtim dhe kreativitet, por a do mund të arrinit të rrezikoni jetën për këtë qëllim?!

Diçka e tillë ka ndodhur në Karnataka të Indisë, ku dy turistë dolën nga makinat e tyre në një zonë të populluar nga kafshë të egra, për të shkrepur një foto të veçantë, por përfunduan duke tentuar t’i shpëtonin një elefanti të stërmadh.

Nga një video e publikuar nga ‘Daily Mail’ duket se si dy turistët vrapojnë të frikësuar për t’i shpëtuar kafshës gjigande, e cila po ashtu nuk resht duke i ndjekur nga pas.

Në një moment, një nga 2 burrat rrëzohet duke rrezikuar të shkelet nga elefanti, por fatmirësisht ky i fundit trembet nga një kamion dhe largohet duke mos dëmtuar njeri.

K.M/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?