VIDEO/ Dyshohet se i vuri zjarri shtëpisë në Astir, momenti kur 36-vjeçari mbetet i bllokuar në ballkonin e banesës nga flakët! E ëma hidhet, ndërron jetë

Report Tv ka siguruar videon e momentin kur një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astrit është përfshirë nga flakët. Në videon dallohen flakët e mëdha që kanë pushtuar apartamentin, ndërsa i bllokuar në ballkonin e banesës ka mbetur edhe 36 vjeçari Klodjan Osmënaj, i cili dyshohet se është edhe autori i vënies së zjarrit.

36-vjeçari vuan nga depresioni dhe sipas dëshmive të fqinjëve ai është agresiv ku qëllon dhe hidhte shpesh sende nga lartë dukë dëmtuar njerëzit në rrugë.

Ndërsa nëna e tij 62-vjeçare Hava Osmanaj është hedhur nga ballkoni dhe ka humbur jetën.


Lajmi kryesor:

Astir/ Djali i vë flakën shtëpisë, momenti kur i rri zjarrit ngjitur në ballkon! Nëna doli, por u kthye ta shpëtojë! Hidhen nga kati III, 62-vjeçarja vdes në spital


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023

Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023