5 të arrestuar dhe me shumë se 100 gjoba. Është ky rezultati i kontrolleve të policisë Rrugore në Tiranë. Brenda 12 orëve Policia ka vënë në pranga 4 shoferë që drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe 1 tjetër që nuk kishte leje drejtimi.

31 leje drejtimi janë pezulluar për ata që ecnin me shpejtësi dhe që drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 41 gjoba janë vendosur për shoferë që nuk përdorin rripin e sigurimit, si dhe 18 masa administrative për ata që flasin në celularë.

Gjithashtu dhjetëra gjoba të tjera janë vendosur për shkelje semafori, apo për mosrespektim të Kodit Rrugore, për sa i përket kaskave mbrojtëse, apo pajsjeve fiksuese për fëmijët. Gjobave nuk i kanë shpëtuar as 6 shoferë që s’kanë paguar debinë, apo ata që lëvizin me xhama të errët.

Ka dhe nga ata shofere që habiten nga arrestimi i Policisë për shkak se ka qenë e dehur, siç është rasti i një vajze.

Teksa polici i bën testin e alkoolit, ajo rezultoi se ishte në timon në gjendje te dehur, e për këtë arsye polici i thotë se duhet ta shoqërojë në komisariat. Kjo gjë i ka shkaktuar habi vajzës.

Polici: Testi i parë me 0.63 mg/l, Testi i dytë me 0.63 mg/l. Je në gjendje të dehur. Do shoqërohesh në komisariat. Do presim sa të vijë fatura të shoqërohesh në komisariat.

Vajza: Serjozisht e ke?!

Polici: Po

Sikurse dëgjohet në dialog, vajza u kap me 0.63 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.20 miligramë për litër, ndërkohë që me 0.51 miligramë arrestohesh, për këtë arsye policia ka marrë masa ndaj vajzës në fjalë.

Gjithashtu ka pasur edhe nga ata shoferë që u janë pezulluar patentat për shkak se kanë rezultuar me 0.22 mg/l apo 0.32 mg/l.

Polici: Zotëri je mbi limitin e lejuar. Je 0.36 mg/l. Do bëjmë edhe një provë tjetër.

Polici: Në testin e dytë je 0.32 mg/l, që do të thotë do të tërhiqet leja e drejtimit dhe do paraqitesh në Komision.

Policia Rrugore bën me dije se ka falenderuar shumë drejtues mjetesh të cilët nuk kishin konsumuar alkool, përdornin rripin e sigurimit dhe qarkullonin me shpejtësi brenda normave të lejura. Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore do të kontrollojë me radarë rrugët kryesore në vend, si do të vijojë aksionin për të gjobitur shoferët që shkellin rregullat.

Risi mbetet fakti se tashmë radarët po përdoren edhe në rrugët brenda qytetit. Në Tiranë në disa prej akseve kryesore janë vendosur radarë. Kontrollet e Policisë do të vijojnë kryesisht gjatë mrbëmjes dhe natën, pasi përgjatë këtij orari lëvizin më shpesh shoferët e dehur dhe ata qe ecin me shpejtësi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Masa për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Efektivat e Polcisë Rrugore të Tiranës , në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës si dhe në akset rrugre të brendëshme të qytetit.

Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejutesëve të mjeteve të cilët:

• drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

• qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

• nuk përdorin rripin e sigurimit.

• që përdorin celularin duke rejtuar automjetin.

• që shkjelin semaforin.

• apo që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër janë evidntuar dhe arrestuar 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 1 drejtues mjeti per drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 31 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, konkretisht:

• 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara

• 19 Leje Drejtimi të pezulluara për alkool.

Gjithashtu janë vendosur 41 masa administrative për mos vendosje të rriptit të sigurimit si dhe 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 14 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 8 për shkelje të semaforit, 11 për mungesë kontrollit teknik, si dhe 15 masa te tjera te ndryshme.

Janë bllokuar 6 mjete për debi, 2 masa për xhama të errët.

Gjatë kontrolleve në pika të ndryshme Policia Rrugore ka evidentuar dhe ka falënderuar shumë drejtues mjetesh të cilët nuk kishin konsumuar alkool, përdornin rripin e sigurimit dhe qarkullonin me shpejtësi brenda normave të lejura.

Policia Rrugore e Tiranës do vijojë kontrollet e pandërprera me qëllimin e vetëm: sigurinë e jetës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com