Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?

Ngjarja në Borizanë që ka shokuar opinionion, ka ngritur hije të mëdha dyshimi.

Ajo që ndodhi në Borizanë të Krujës, jo vetëm është nga ato ngjarje që trondit keq  opinionin për dhunën dhe agrisivitetin e një grupi burrash ndaj dy kushërinjëve që me të drejtën e tyre donin të ruanin shtëpitë nga tritoli i gurores, por ka implikuar rëndë policinë.

Edhe pse nga fillimi i videos deri në fund të saj, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, shfaqet duke ushtruar dhunë mbi kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, policia në të dy komunikatat zyrtare nuk e ka përmendur emrin e tij.

Rexhep Rrahja, siç edhe shikohet në video, është një i ri i shëndoshë i veshur me bluzë të zezë dhe pantallona xhinse të shkurtra. Në dorë ka një shkop bejzbolli, dhe qellon pa ndërprerje Bilbil Majën edhe kur ai nga goditjet për përfundon i shtrirë në pllakat e lokalit.

Rexhepi nuk ndalet po i thyen gjymtyrët Majës ndërsa në sfond degjohen ulërimat Vrite, Vrite. Në anë të Rexhepit, djalit të deputetit, qendron xhaxhai i tij Flamur Rraja i cili ka edhe pistoletën në dorë.
Jo pak më larg, është xhaxhai tjetër i tij, Xhelal Rraja zotëria i shkurtër me bluzë të zezë, që mban diçka në dorë, ndoshta armë.

Ai u shoqërua të enjten, 6 korrik, si autor i dhunës, dhe pas marrjes në pyetje u la i lirë.  Në një njoftim zyrtar të kësaj të premteje, policia e shpalli në kërkim.

Historia e Xhisiela Malokut

Rrahjat nuk janë të panjohur për policinë dhe për opinionin publik. Bëmat e tyre janë mbyllur shumë shpejt, përmes mungesës së dëshmitarëve, kryesisht të frikësuar. Rexhep Rrahja 29 vjeç u bë i njohur për publikun në rastin e Xhisiela Malokut e cila më 21 korrik 2018 në komisariatin nr. 3 denoncoi për përndjekje ish-të dashurin Rexhep Rraja.  Sipas saj, edhe pse kishin një vit të ndarë, ajo ishte rrahur e dhunuar disa herë. Ajo shkonte në disa komisariate, por nuk e conte ceshtjen deri në fund.

Ishte ish oficeri i Policisë Emiljano Nuho ai që tha se 25-vjeçarja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish i dashuri dhe të afërmit e tij. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të 2018, pasi ish-oficeri Nuhu, denoncoi në media kërcënimet për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Publikisht pas denoncimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.  Rrahja u ndëshkua vetëm me një vit shërbim prove, kurse oficeri u arratis.

Të shoqëruar për dhunën në Krujë 

  1. Ineidi Rraja, 23 vjeç,
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç,
  3. Kujtim Përdaku, 57 vjeç,
  4. Andi Rraja, 28 vjeç,
  5. Përparim Rraja, 65 vjeç,
  6. N. M., 35 vjeç,
  7. L.  Rr., 54 vjeç,
  8. D. Rr., 31 vjeç.

Nga këta, policia ka arrestuar 4 persona dhe të tjerët janë lënë të lirë.

Të arrestuar 
  1.  Ineidi Rraja, 23 vjeç 
  2. Eni Kullaj, 27 vjeç
  3. Kujtim Përdaku,  57 vjeç
  4. Andi Rraja 28 vjeç
Në kërkim janë shpallur shtetasit
  1. Xh. Rr., 65 vjeç,
  2. F. Rr., 55 vjeç,
  3. K. Rr., 31 vjeç.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja