E frikshme, momenti kur tërmeti trondit një shkollë në Kinë (VIDEO)

E frikshme, momenti kur tërmeti trondit një shkollë në Kinë (VIDEO)

Shkolla në Kinë

 

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi dje Kinën.

Kanali televiziv shtetëror “CCTV”, ka transmetuar pamjet kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetra nxënës në panik, shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë klasës me duart e vendosura mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya'an, goditi në një thellësi prej 17 km.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë sizmike në Kinë./BBC

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik