RUSI- Një video e frikshme është publikuar nga kanalin shtetëror rus, Russia Today (RT), ku Vladimir Putin tallet me Europën për festën e Krishlindjeve.

Videoja nis me një panoramë të bukur gjatë Krishtlindjeve të vitit 2021, ku shfaqet një familje teksa shkëmbejnë dhurata, në një shtëpi plotë drita dhe shumë ngrohtë. Viti kalon dhe shfaqen Krishtlindjet e 2022-shit, ku familja vuan mungesën e energjisë elektrike dhe të ftohtit.

E më pas, më e keqja nuk ka ardhur. Në Krishtlindjet 2023, pasqyrohet sikur Europianët nuk do të jetë asgjë për t’u ushqyer dhe do të përfundojnë duke ngrënë kafshët shtëpiake.

Në fund, video mbyllet “Gëzuar Krishtlindjet anti-ruse”...