Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të Esteghlalit në Ligën e Kampioneve të Azisë kundër Al Wehdat (ekip jordanez).
30-vjeçari shqiptar realizoi golën e dytë për skuadrën iraniane, duke siguruar fitoren e rëndësishme. Ky është goli i parë i Asanit në Champions me fanellën e Esteghlalit. Pas golit në kampionat pak ditë më parë, Asani shënoi edhe në Champions.
Anësori kuqezi ka shënuar gjithashtu tre gola në kampionat që nga ardhja e tij në klub gjatë merkatos së verës, duke treguar formë të mirë dhe duke u bërë një prej figurave kyçe të skuadrës.
Jasir Asani - Esteghlal F.C. - Iran pic.twitter.com/nH6gzQJb2p
— News video (@Newsvideo13) October 23, 2025
Komente






