Televizioni i Afrikës së Jugut ka transmetuar një video me pamje të brishtë të Nelson Mandeles, shfaqja e tij e parë në publik pasi u shtrua në spital përsëri muajin e kaluar. Kjo video shfaq Mandelan ulur në një karrige, një batanije që mbulon gjunjët e tij, ndërsa mjekë e politikanë , përfshirë presidentin Jacob Zuma, flasin dhe pozojnë prapa karriges së tij.

Presidenti Zuma i tha radios SABC të Afrikës së Jugut se Mandela është “mirë me shëndet”. Por shumë afrikano-jugorë në mesazhet e tyre në media sociale, thonë se ish-presidenti 94-vjeçar nuk duket mirë dhe akuzojnë partinë në pushtet ANC se është duke e shfrytëzuar Mandelan për qëllime politike.

Partia më vonë tha se video e Mandelës - ikonë e lëvizjes së anti-aparteidit ishte ”në interes të publikut” dhe nuk ishte për oportunizëm politik.

Partia ANC tha gjithashtu se qëndron pas deklaratave të saj se Mandela, ndërsa duket i brishtë, është në shëndet të mirë dhe gjendje të mirë shpirtërore.