Vogëlushja braziliane ka sfiduar infermieret dhe ecurinë e zhvillimit normal të foshnjave ndërsa pak minuta pas lindjes ka tentuar të ecë.
Kur nfermieret po mundoheshin ta mësonin të pinte qumësht e porsalindura kishte qëllime të tjera.
Në video shihet qartë se si e vogla duke u mbështetur në krahun e infermieres hedh hapat e parë mrekullisht.
“Vajza ime di të eci”, kjo është britma e nënës kur sheh fëmijën e saj duke hedhur hapat e parë. Por vajza e vogël me zhvillim të parakohshëm, nuk ka disa muaj e aq më pak disa javë, por vëtëm pak minuta që ka lindur. Videoja nga Brazili që tashmë është bërë hit në mbarë Botën, tregon foshnjen duke lëvizur këmbët, përpara syve mosbesues të mamive dhe infermierëve. Pamje që të lënë vërtetë pa fjalë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com