Një aksident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Taizhou, në lindje të Kinës.

Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfunduar në çatinë e një shtëpie.

U desh ndërhyrja e grupeve të emergjencës, që përmes një shkalle nxorën prej mjetit drejtuesin e tij.

Ky i fundit tregoi se u tremb nga një mjet tjetër që i ndërpreu rrugën dhe në vend që të shkelte frenat, shkeli pedalin e gazit.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur nga ky aksident.

Mediat kineze e kanë trajtuar ngjarjen me humor, duke thënë se autoritetet nuk kanë vendosur edhe nëse do ta trajtojnë si aksident rrugor apo ajror.