TIRANE - Video e publikuar një ditë më parë nga opozita, për të cilën kjo e fundit akuzon drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit Artan Didi se ka vrarë pengun e Flamur Pislit në vitin 1999 është bërë objekt debatesh në parlament. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka deklaruar se me këto veprime po i jepet dorë krimit ndërsa opozita në deklaratat e saj ka vijuar të thotë se Didi vrau një të pafajshëm.
Saimir Tahiri: Kur do mblidhni mendjen dhe të mos i jepni kurajo krimit? Kur do e përdorni foltoren e Kuvendit për të përkrahur Policinë e Shtetit dhe ligjin? Edhe kur t’i dilni për krah ndonjë pengmarrësi siç bëtë me videon dje, do ketë gjithmonë punonjës të policisë që do të vënë ligjin në vend, qoftë kjo edhe me vrasjen e keqbërësit.
Arben Ristani: Policia t’i kapë dhe t’i vë para drejtësisë s’është detyra e saj të vrasë, aq më pak njerëz të pafajshëm, është futur automatiku në derë të autobusit dhe është vrarë qytetari grek i pafajshëm që ishte në autobus. Kjo detyrë e policisë duke vrarë njerëz të pafajshëm nuk i shërben drejtësisë. S’duhet të nxisim situata të tilla ku policia vret pa gjyq.
Taulant Balla: Ajo është hetuar dy herë. Zoti Didi nuk është fajtor për këtë çështje. Mbyllet këtu balta juaj e turpshme. Nxirreni atë video ku ai është përballur me një element të Al Kaedës ku dhe është plagosur. S’ju vjen turp. Silluni si shtetarë dhe jo hileqarë, për atë që bëtë dje dhe ky pijaneci bën sot. Ku ishit ju 8 vjet me radhë. Çështja është hetuar dhe ka marrë fund. Më çoni dhe televizoret e oborrit e më nxisni gjakmarrjen. Distancohuni nga budallalliqet e Flamur Nokës e Arben Ristanit. Nuk është kjo PD që ka bërë sot
Flamur Noka: Kemi qenë 8 vjet në pushtet, s’ka qenë kjo video dhe na është dashur ta gjejmë në Greqi.
Nga ana tjetër deputeti Arben Ristani kërkoi që ministri Tahiri të raportojë në Komisionin e Sigurisë lidhur me masat e marra në parandalimin e trafikut të drogës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO