Video e Priftit, Zeni-Metës: Je burri i
Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit?

Video e Priftit, Zeni-Metës: Je burri i<br />Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit?
TIRANE - Teksa Kuvendi ishte përfshirë nga diskutime të forta lidhur me çështjen “Doshi”, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në rrjetin social Facebook. Reagimi i Shkëlzen Berishës erdhi si pasojë e përfshirjes së emrit të tij gjatë debatit Berisha-Meta.

Shkëlzeni ka deklaruar se “nuk dihet nëse në krye të Parlamentit qëndron burri i Monikës, apo shërbëtori i Shkëlzenit?”.
 
“Burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit? Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figure, duke vjedhur me bllok në dorë por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin. Gjithe bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit. Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”, është shprehur Shkëlzen Berisha në rrjetin social Facebook.

Redaksia Online
(j.t/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron